E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti po bashkëpunon me bandat, nuk na trembin (VIDEO)
Publik News

Shteti po bashkëpunon me bandat, nuk na trembin (VIDEO)

Flet vëllai i Fatbardh Licit të ekzekutuar në Shkodër

Mustafa Lici vëllai i Fatbardh Licit, i cili u vra para pak ditësh në Shkodër në një dalje për mediat ka thënë se  shteti po bashkëpunon me bandat kriminale. .

“Pas vrasjes se Ferracakut kanë ardhur kanë marre në banesë djalin 15 vjeç të ngujuar. Jemi në trysni nga bandat që kanë bërë para me lekët e krimit. Ne kemi 3 javë të ngujuar jo nga bandat po nga shteti. Për çdo vrasje po manipulohen provat. Sa ndodh ngjarje në Shkodër kapen personat e kësaj familje. Do i drejtohemi Strasburgut. Nuk ka trembin as shteti as bandat. Qëndrojmë të ngujuar se e kemi kuptuar se ky shtet po lufton ndaj nesh”, ka qenë kjo deklarata e Mustafa Licit.

NGJARJA

Fatbardh Lici, banues në lagjen “Guerile” është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në rrugë duke gjetur vdekjen e menjëhershme, në datën 10 gusht.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në fshatin Dobraç duke u djegur një mjet tip “Benz”, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen.

Shtepia e Licit

DYSHIMET

Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.