Shtimi i rasteve me COVID-19, Komiteti Teknik vendos: Të shtyhet hapja e transportit publik
Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për të mos u kthyer pas, pavarësisht shtimit të rasteve me koronavirus që pas hapjes së madhe.
Kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli në një deklaratë të transmetuar në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama tha se nuk është e nevojshme të aplikohen kufizime të reja.
Ndërkaq është vendosur shtyrja me një javë hapja e transportit publik.
“Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë,” shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



