E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit
Lajme

Shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit

Sot në ishte seanca e radhës në rocesin gjyqësor për inceneratorin e Fierit dhe që u shty për në shtator. Seanca e radhës është caktuar për më 6 shtator pasi avokatët e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nuk kishin gati konkluzionet. Avokatët kanë kërkuar që disa fashikuj të tjerë u vihen në dispozicion për të bërë konkluzionet e mbrojtjes, pasi deri më tani kanë njohur 100 fashikuj. Po ashtu, avokati i Klodian Zotos ka deklaruar se do të bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatët e ish-ministrit Lefter Koka. Avokati i Regan Merdanit ka paraqitur dokumente që provojnë problemet shëndetësore të klientit të tij. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me inceneratorin e Fierit. Gjithashtu, janë kërkuar dënime burgu për të akuzuarit e tjerë. Ndërkaq, gjykimi i shkurtuar do të mundësojë dënimin plotësues për disa prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.