E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtypi grek shkruan pë betimit e Belerit të martën
Lajme

Shtypi grek shkruan pë betimit e Belerit të martën

A do ta lejojë Shqipëria apo do vazhdojë ‘pengmarrjen’?!

Situate për kryebashkiakun minoritar të Himarës është e tensionuar. Nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) nuk lejon pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e betimit, qeveria mund të vazhdojë me ndërhyrjet për të larguar kryebashkiakun nga detyra dhe organizuar zgjedhje të reja. Megjithatë, vendimi përfundimtar mbetet në duart e drejtësisë në Tiranë dhe nuk mund të parashikohet me siguri se çfarë do të ndodhë në këtë rast.

Athinë – Nuk dihet nëse Shqipëria do të lejojë kryebashkiakun minoritar të Himarës të marrë pjesë në betim dhe të marrë detyrën – Konfuzion me dosjen e tij të rreme kriminale, shkruan sot gazeta greke Protothema.

Të martën e ardhshme, më 27 qershor 2023, u vendos të bëhet betimi i kryetarit të bashkisë dhe i këshillit bashkiak të Himarës, siç njoftoi Sekretari në largim i institucionit.

Pyetja që lind tani është nëse Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë (SPAK) do ta lejojë minoritarin Fredi Beleri të marrë pjesë në proces, në të cilin ai merr zyrtarisht detyrën, pavarësisht akuzës së rëndë për të cilën ai po qëndron në paraburgim prej 42 ditësh.

Nëse kjo nuk ndodh, konsiderohet e sigurt se qeveria Rama ka zgjedhur të vazhdojë “pengmarrjen” e Belerit, me synimin për ta nxjerrë jashtë loje kryebashkiakun e Himarës për të shpallur votime sërish me qëllim zgjedhjen e “të përzgjedhurit” të vet.

Ceremonia e betimit do të bëhet në bashkinë e Himarës në orën 11:00 të mëngjesit të së martës dhe është afishuar edhe në hyrje të godinës së bashkisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.