Shuhet ëndrra e Botërorit për Shqipërë në Varshavë
Përfundojnë dy ndeshjet “play off” të Kupës së Botës. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Polonia dhe i ka thënë lamtumirë ëndrrës amerikane.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 42 me golin e Arbër Hoxhës. Një top i gjatë në zonë solli gabimin e Bendnarek, me sulmuesin kuqezi i cili përfitoi, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Djemtë e Silvinjos u ndëshkuan në momentin më të mirë, Polonia barazon shifrat në minutën e 63. Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë erdhi goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i dha mundësinë Levandovskit që të barazojë shifrat.
Në minutën e 73, Polonia realizoi golin që i dha kualifikimin në finalen e “play off”. Tjetër gjuajtje në portë dhe tjetër gol nga polakët! Zielinski gjuajti nga 25 metra dhe befasoi portierin Strakosha.
Në fazën finale të “play off”, Polonia do të ndeshet me Suedinë, e cila mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Ukrainën.
Në ndeshjen tjetër, Kosova bëri krenarë shqiptarët, teksa mposhti me rezultatin 3-4 Sllovakinë brenda në Bratislavë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



