E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet  mjeku Drini Dobi
Publik News

Shuhet mjeku Drini Dobi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit të kobshëm, ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Drini Dobi.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Manastirliu shprehet e pikëlluar për këtë lajm të zi, teksa thotë se ndodhet pranë familjes Dobi.

Të gjithë kishin shpresuar që ai do t’ja dilte, por kjo gjë nuk ndodhi.

Dobi u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitar “Nënë Tereza” nuk ka arritur të fitojë betejën kundër virusit.

Postimi nga Universiteti i Mjekësisë: 

Requiem
Dr.Drini Dobi nuk ka nevojë për një jetëshkrim.
Dr.Drini Dobi është vetë jetëshkrimi. E ka shkruar jetën e tij përmes një lumi të rrjedhshëm, ku kridhen qindra jetë të shpëtuara dhe qindra shpirtra të shëruar.
Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në mirësinë e tij.
Drini ishte i rrjedhshëm si Drini, në profesionin e tij.
Mjafton të thuash Dr. Drini Dobi dhe ke thënë gjithçka
Gjithçka thuhet për një njeri, tek i cili rrjedh natyrshëm dhe vrullshëm virtyti dhe profesionalizmi.
Rrjedha e Dr. Drini Dobit do t’u mungojë të gjithëve.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Shënimi i Manastirliut

Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit.

Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.

Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë

Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Doktor Drinit në këto momente.

U prehsh në paqe Doktor Drini

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.