E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet Roland Roshi, ikona e lajmeve në RTSH, sot homazhet
Lajme

Shuhet Roland Roshi, ikona e lajmeve në RTSH, sot homazhet

Roland Roshi, nje nder regjisoret me te vjeter ne Radio Televizionin Shqiptar eshte ndare papritur nga jeta sot pasdite. Roshi ishte ne krye te detyres, perpara nje edicioni informativ ne RTSH kur u godit nga semundja, dhe pavaresisht reagimit dhe dergimit te shpejte ne Spital ai nuk mundi te fitonte betejen me jeten.

Ikja e Roland Roshit, nje ze brilant ,nje regjisor, pedagog, aktor ka hidheruar familjen,koleget, ju te nderuar teleshikues,sepse per vite me radhe ka kominukuar me ju si spiker kryesor I revistes televizive fundi I viteve 80 edhe ne vazhdim.

 

 

ec53302b569ae56a4f627c9cd490d880_XL-318x219

Gjithashtu Roland Roshi ka lindur dhe eshte rritur ne qytetin e Permetit. Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve, qe sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ka filluar pune per here te pare ne qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis te qytetit te Fierit , ku eshte shquar per rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma ne Paris”. Por puna e tij ka qene e lidhur shume edhe me regjine . Per shume vite ka punuar si regjisor me Estraden dhe Tetarin e Fierit. Me pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe ne Televizion si foles lajmesh dhe si regjizor spektaklesh dhe emisionesh informative.

Zeri I tij I embel dhe I plote e ndeshim shpesh dhe ne shume dokumentare te shfaqura ne televizionet tona.

Radio Televizioni Shqiptar bashkohet me dhimbjen e familjes per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut te tyre te dashur, dhe kolegut tone e nje profesionisti te nderuar. Homazhet ne nderim te regjizorit Roland Roshi, do te mbahen neser ne oren 12:00. ne hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar./RTSH.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.