Shullazi perballet me deshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqja
Nis gjyqi i Emiljano Shullazit, përballje e ashpër me biznesmenin Ylvi Beqja.
‘U kërcënova dhe nën mbrojtje.
Me ofruan 7 milionë euro që të tërhiqesha.”
Kjo ka qënë dëshmia e fortë e dëshmitarit të penduar në seancën gjyqësore që po zhvillohet prej dy orësh ndaj bandës së Emiljano Shullazit.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po vijon dëshmia e Ylvi Beqajt. Ai deklaroi se edhe gjatë kohës që ka qenë në mbrojtje ishte kërcënuar dhe se dikush i kishte ofruar 7 milionë euro për të tërhequr padinë kundrejt Emiljano Shullazit.
“Dikush më ka kërkuar të tërhiqem nga denoncimi në emër të Shullazit. Më kanë ofruar 7 milion euro që të tërheq padinë kundrejt Shullazit” mësohet të ketë thënë Beqaj gjatë dëshmisë së tij.
Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh.
Seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi me debate mes Shullazit dhe Beqajt
Beqaj akuzon Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit se i kanë vënë disa herë gjobë dhe se e kanë kërcënuar me armë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



