E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumë mirë që vrau veten!
Publik News

Shumë mirë që vrau veten!

Ministria e Brendshme ‘lan duart’ nga dy vdekjet e mistershme (Reagimi)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘’Fiks Fare” u denoncuan veprimet e Policisë së Vaut të Dejës, në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili pasi u lirua nga qelia vrau veten.

Krahas shumë shkeljeve të raportuara, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët tha: Shumë mirë që vrau veten!

Ndërkohë lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Ministria e Brendshme. Ajo që vihet re në reagimin e Ministrisë, është fakti i largimit të përgjegjësisë, duke u mjaftuar vetëm me pezullimin nga puna të kreut të komisariatit.

Ndërkohë Ministria deri më tani nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për rastin e Shkodrës, dhe as për vdekjen e një të riu në komisariatin e Korçës. Dy ngjarje këto që lënë shumë vend për hetim.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Brendshme:

Sqarim!
Lidhur me transmetimin në emisionin “Fiks Fare” të një bisede me ish-shefin e Komisariatit të Vaut të Dejës, sqarojmë se:

Menjëherë sa mori dijeni mbi ngjarjen, ku u gjet i vetëvrarë një shtetas pasi ishte shoqëruar në Polici, Ministri i Brendshëm urdhëroi Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të niste hetimin e rastit.

Pas verifikimeve paraprake, SHÇBA i kërkoi Drejtorit të Policisë pezullimin nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në datë 29 maj 2018, urdhëroi pezullimin nga detyra të P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësve Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

Pra, theksojmë se shtetasi P.Ç., i cituar në kronikën televizive si Shef i Komisaritit në Vaun e Dejës, nuk është në detyrë që nga data 29 maj 2018. Policia e Shtetit mbetet e gatshme dhe e hapur për çdo hetim ndaj kujtdo punonjësi të dyshuar për shkeljen e ligjit dhe nxit Prokurorinë për hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për rastin konkret.

Ardian Kallmi i dha fund jetës në fillim të javës, ndërsa vajza e tij, Romina kërkon drejtësi. Ajo thotë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht e psikologjikisht, vetëm që të pranonte një vjedhje që s’e kishte kryer kurrë.

Ata i shkruan një letër, kur në fakt Ardjani nuk dinte as shkrim e këndim. Madje, veprimet e policisë vijuan me kontrollin e banesës së Kallmit, megjithëse ai nuk ishte arrestuar në flagrancë, nuk ishte ndaluar apo të kishte një vendim gjykate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.