E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumica  po  shkel  rëndë ligjin
Publik News

Shumica po shkel rëndë ligjin

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

Image

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri te Bujqësisë.

Një tjetër shkelje në këtë proces ka qenë dhe fakti se Komisionin e Medias në Kuvend e ka drejtuar Mirela Kumbaro, ish-ministre, kur ky komision drejtohet nga opozita që ndodhet në parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.