Shuplakë në një takim, Milani përsërit gabimin pas… 21 vitesh
– Kuqezinjtë nuk humbnin ndeshjen e fundit të një viti kalendarik që prej 2013-ës. Asokohe “Djalli” mundej në shtëpi nga Interi.
– Dje për herë të parë që nga viti 1997 Milani pësoi katër gola në pjesën e dytë.
– Milani ka 21 pikë aktualisht, që i ka grumbulluar në 17 ndeshje. Që kur fitorja në Serinë A vlen tri pikë, një ecuri më të keqe kuqezinjtë e kanë regjistruar vetëm në sezonin 2013-‘14, kohë kur “Djalli” stërvitej nga Masimiliano Alegri.
– Me 10 minuta në kronometër, ai i Gomezit ishte goli më i shpejtë i pësuar nga Milani në këtë sezon të kampionatit italian.
-Vetëm një herë përpara së djeshmes Atalanta kishte mundur t’u shënonte pesë herë kuqezinjve. Bëhet fjalë për 5-2 e vitit 1952.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



