Si çifti shqiptar tentoi të kontrabandojë jashtë Anglisë 248 mijë €
Një burrë dhe një grua shqiptare që u përpoqën të kontrabandonin më shumë se 200,000 £ nga Britania e Madhe gjatë periudhës së pandemisë Covid, janë dënuar për pastrim parash.
Ardian Sharra, 51 vjeç dhe Valbona Laloshi, 41 vjeç u hetuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit pasi makina e tyre Mercedes u ndalua në terminalin e tunelit në Folkestone, Kent, në maj 2020.
Çifti po udhëtonin me tre fëmijët e tyre dhe thanë se ishin rrugës për të vizituar të afërmit e tyre në Brescia, Itali. Ata fillimisht u deklaruan oficerëve se kishin me vete pesë mijë paund, të cilat sipas tyre do të paguanin për trajtimin e dhëmbëve gjatë qëndrimit në Itali.
Por gjatë kontrollit 14,000 £ të tjera u gjetën në çantën e Laloshit dhe më shumë se 200,000 £ të fshehura në një çantë shpine dhe valixhe në bagazhin e makinës.
Hetuesit kryen një kontroll në shtëpinë e çiftit, ku gjetën dokumente të shumta që përshkruanin dhjetëra depozita të mëdha parash në llogaritë bankare të operuara nga çifti. Kërkimet e mëtejshme financiare identifikuan se Sharra dhe Laloshi kishin depozituar më shumë se 110,000 £ në llogaritë e tyre në vitin e kaluar, më shumë se pesëfishi i të ardhurave të tyre të deklaruara në mënyrë legjitime për të njëjtën periudhë. Pati edhe transferta të shumta të pashpjegueshme nga bankat e huaja.
Sharra e kishte blerë Mercedesin për 11,000 £ dhe e kishte paguar me para në dorë vetëm dy muaj më parë. Çifti u akuzua për pastrim parash, të cilat ata të dy e mohuan fillimisht.
Gjatë seancës së sotme në Canterbury Crown Court, ata pranuan krimin.
Sharra u dënua me 18 muaj lirim me dhe 200 orë punë pa pagesë, ndërsa Laloshi 12 muaj urdhër komunitar dhe 50 orë punë pa pagesë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



