E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si disa media në Tiranë i dhanë meritë kryeministrit Rama për lirimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës
Lajme

Si disa media në Tiranë i dhanë meritë kryeministrit Rama për lirimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës

Lajmi i lirimit të tre policëve kosovarë që akuzoheshin nga Serbia për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse shkaktoi reagime të shumta në media. Një raport nga mediat citonte “burime të panjohura” prej Brukselit, duke i dhënë kryeministrit Edi Rama kredi për rolin në negociatat e lirimit.

Megjithatë, një analizë më e hollësishme tregoi se kryeministri hungarez Viktor Orban kishte luajtur rolin vendimtar në këto tratativa.

Edhe pse Rama kishte synuar të marrë rol të ndërmjetësuesit, ai nuk ia doli dot. Për të mbuluar këtë dështim, propaganda u përdor për të shpallur fitoren e Ramës dhe për të iu mveshur atij meritën e lirimit të policëve. Ndërkohë, Rama u distancua nga interesat kombëtare të Kosovës dhe nuk arriti të ndikonte në proces.

Top Channel dha lajmin,se Rama  ka pasur influencë të drejtpërdrejtë në negociatat e lirimit. “Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët.

Sipas tyre, kryeministri shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e tyre drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb” thuhej në lajmin e TCH.

Të gjithë mediat e tjera  pro  qeverisë raportuan në unison se kryeministri Rama ushtroi ndikimin e tij për lirimin e tre policëve të Kosovës. Madje u tha se Rama në koordinim me Grenell patën rol në lirimin e policëve. Kjo meriton falenderim të madh…!

Por rolin vendimtar në këtë tratativë duket se e ka lujatur kryeministri hungarez Orban.

Por, fakti se Viktor Orban ishte disa ditë më parë në Tiranë dhe ai se Rama i bëri një far lloj presioni Vuçiçit, i ka bërë mediat që citojnë burime anonime nga Brukseli të brohorasin për triumfin e Ramës.
Kryeministri Edi Rama shkoi më tej në deklaratat e tij, duke thënë se takimet për Ballkanin e Hapur do të ndërpriteshin deri në lirimin e tre policëve të marrë peng. Ai “ngriu” Ballkanin e Hapur deri në lirimin e këtyre policëve, duke synuar të fitonte rolin e një negociatori të nderuar. Megjithatë, në këtë përpjekje, ai anashkaloi interesat kombëtare të Kosovës dhe luajti si një arbitër ndërkombëtar. Edhe pse qeveria e Kosovës pretendonte se policët ishin rrëmbyer brenda territorit kosovar, ndërsa Serbia këmbëngulte se ata kishin hyrë të armatosur në territorin e saj, Rama qëndronte në mes dhe minimalizonte rëndësinë e vendndodhjes së ngjarjes. Ai u distancua nga termi “agresion” i përdorur nga Albin Kurti dhe nga faktet e prezantuara nga institucionet e Kosovës.

Deklarata e EDI RAMES për rrëmbimin e tre policëve: “Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu ose janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do japë konkluzion publik, por do depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë se në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.

Ndërsa sot kryeministri Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë: “…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”.

Rama argumentonte se në të gjitha rastet, tre policët nuk kishin kryer ndonjë krim, duke sugjeruar që shkelja e vijës së kufirit kishte vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi. Tani, me lirimin e tre policëve nga Serbia, konfirmohet se ata nuk kanë shkelur apo dhunuar territorin e vendit fqinj.

Megjithatë, ky rezultat tregon se Rama humbi mundësinë për të mbrojtur interesat kombëtare duke e përzier qëndrimin e qeverisë kosovare për rrëmbimin brenda territorit të Kosovës dhe përfitimin e lavdisë si një negociator që zgjidh konflikte. Propaganda u përdor për të mbuluar këtë dështim të dyfishtë dhe për të shpallur fitoren e liderit global, duke i mveshur atij meritën e lirimit të tre policëve. Një përqasje e vogël e fakteve tregon ndikimin e mediave për të manipuluar opinion dhe lexuesin siç ishte rasti i lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen brenda kufirit Kosovë-Serbi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.