
Si do të më vrasë mafia?
Gazetari Artan Hoxha bën rrëfimin e pazakontë për herë të parë në median gjermane: Dua të ndodhë shpejt

Një histori tej të zakonshmes. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për revistën gjermane STERN. Ai është ulur dhe ka shoqëruar gjatë gazetarin e revistës Jonas Breng. Dhe në kafet që pinte me të, ka rrëfyer disa gjëra që kalojnë tek rrëfimet personale.
E pazakontë rrëfimi i gazetarit mbi atë që mund të ndodhë. Ai vazhdon e tregon për median gjermane për kërcënimet e herëpashershme që ka marrë nga puna e tij.
Revista shkruan se jeta e tij është në rrezik për shkak të programit të tij televiziv Xhungël dhe që sillet rreth një teme për të cilën heshtet në Shqipëri: mafia.
Me gazetarin, Artan Hoxha bashkëbisedon në një kafene. Gazetari gjerman evidenton faktin se Hoxha ulet me fytyrë nga dera. Nëse vijnë vrasësit, ai ka disa sekonda për tu larguar. “Hoxha nuk është paranojak. Kërcënimi I fundit për vrasje I erdhi disa orë më parë” shkruan gazetari gjerman. “Kemi të bëjmë me produktet më të suksesshme të eksportit në Shqipëri, I tregon Artan Hoxha…- drogës dhe dhunës”.
Sipas Hoxhës, tre arsye kryesore janë përgjegjëse për ngritjen e mafies. Së pari, struktura e klaneve. Së dyti, vendndodhja gjeografike e Shqipërisë. Së treti, politika.
“Është si në një serë – kur klima është e mirë, bima lulëzon”, thotë ai.
Artan Hoxha ka dhënë pak historik për vete. Fillimin e punës si gazetar sportive dhe më pas në vitin 1997 kur u bë reporter. Ai I ka treguar gazetarit se një pjesë të shefave të klaneve I njihte, sepse këta të fundit, uleshin nëpër tribunat e stadiumeve.
E ka cuar gazetarin edhe në ambientet e redaksisë, ndërsa i ka treguar plumbat në zarf që i vinin kohë pas kohe.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



