E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do të shndërrohet zona te stadiumi “Niko Dovana” në Durrës
Lajme

Si do të shndërrohet zona te stadiumi “Niko Dovana” në Durrës

Video

Ky është projekti i bujshëm fitues i Stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit i cili do të ndryshojë tërësisht zonën e stadiumit.

Korporata Shqiptare e Investimeve (që do të zbatojë projektin) dhe kryebashkiakja Emiriana Sako kanë ndarë videon e projektit i cili shihet se nuk është vetëm për stadiumin, por për të gjithë zonën përreth.

Si shihet dhe nga video, projekti përfshin pallatin e ri të sportit, pishina gjigande mbi objekt si dhe qendra komunitare.

“Stadiumi i ri ‘Niko Dovana’ në Durrës, së bashku me Pallatin e ri të Sportit, pishinën e re dhe qendrën komunitare, të gjitha të projektuara nga studiot e arkitekturës të njohura ndërkombëtarisht 51N4E & Plan Común, transformojnë pronat e pazhvilluara publike në hapësira sportive moderne, funksionale dhe të hapur për komunitetin”, – shkruhet në postim.

Pronat e dedikuara për këtë projekt arrijnë një sipërfaqe totale prej 76,161.75 m2, të përbëra nga terrene sportive me sipërfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2”.

Projekti që do të zbatohet dhe çfarë përfshin:

Më herët në maj 2023 pas një gare që zuri vend më herët mes studiove arkitektonike Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit njoftoi se fitues ishte projekti i studios belge të arkitekturës 5IN4E + Plan Comune.

Sipas dokumenteve projekti është konceptuar mbi sipërfaqen totale prej 76,161.75 m2, ku arkitektët kanë përcaktuar dhe planin e zhvillimit te këtij projekti, i cili përbëhet nga 5 zona.

Këto zona janë evidentuar si faza të ndryshme zhvillimi dhe janë të organizuara sipas fushave të ndryshme të zhvillimit duke ndjekur një hierarki sipas rëndësisë së secilit projekt si vijon:

1. Zona e parë e zhvillimit do të jetë objekti i stadiumit me një sipërfaqe prej 27,037.2 m2. Këtu përfshihet rindërtimi dhe transformimi i stadiumit “Niko Dovana”, Durrës në një arenë moderne me kapacitet të përmirësuar, përveç ndërtimit të tribunave të reja dhe ambienteve të dedikuara për sportistët, mediat dhe publikun, projekti parashikon krijimin e një infrastrukture mbështetëse që përmirëson përvojën e përdoruesve (zhvillim publik).

2. Zona e dytë do të jetë një zonë multifunksionale në të cilën do të ketë një qendër konferencash, zyra, një bibliotekë, një qendër kulturore dhe sportive dhe ambiente të tjera multifunksionale me një sipërfaqe prej 32,715 m2 (zhvillim publik dhe multifunksional).

3. Zona e tretë e zhvilluar do të jetë një zonë multifunksionale e fokusuar në ambiente zyrash dhe prodhimi, hapësira tregtare dhe argëtimi 28,598 m2 (zhvillim multifunksional)

4. Zona e katërt e zhvilluar do të fokusohet në banim dhe ambiente tregtare 18,597m2 (zhvillim multifunksional)

5. Zona e pestë ndërtesa e fundit është hoteli i farit, një godinë “llambe” e vendosur në sheshin e ri dhe aksesi kryesor është nga Jugu 11,562 m2 (zhvillim hospitality)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.