E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e bindi Aleksandër Gjoka gjykatën dhe ironia e Palokës
Publik News

Si e bindi Aleksandër Gjoka gjykatën dhe ironia e Palokës

Lajmi bërë shumë bujë për shkak të emrit, por këngëtari u lirua një ditë më pas.

“Kma dy vjet pa pirë,” mësohet të ketë deklaruar këngëtari përpara gjykatës.

Gjoka kishte alkool në gjak në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte në masë sigurie “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Pas arrestimit të Gjokës, reagoi edhe nënkryetari demokrat, Edi Paloka me një status në FB.

“E paskan kapur “kriminelin” … Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksandër Gjokën pasi e ka gjetur me 0.66 mg alkool!!! Të turpshëm ! Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool…!!! Ketu kryeministri i vendit pallohet me kokainë dhe po i bën gjithë të zezat e mundshme shqiptarëve, Sandër Lleshi arreston Sandër Gjokën! Nxjerrin dhe njoftim sikur të kenë arrestuar ndonjë kriminel të rrezikshëm. Të pafytyrë. Partia e laertëve…” shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.