E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e ka ndryshuar Zelensky-n lufta  me ushtrinë e Putinit?
Lajme

Si e ka ndryshuar Zelensky-n lufta me ushtrinë e Putinit?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është kthyer në një simbol dhe figurë frymëzimi në luftën me Rusinë.

Ai shfaqet kudo, duke motivuar vendasit në luftë, por dhe duke i bërë kërkesa për ndihmë Perëndimit.

Megjithëse në dukje tepër energjik, lufta duket se ka filluar ta plakë Zelenskyn. 44 ditët e luftës në vendin që e tij, i kanë shtuar disa rrudha në fytyrë.

Po të krahasosh fotografitë e tij para fillimit të luftës me ato të ditëve të fundit, duket sikur ka vite mes kohëve kur janë realizuar. Por, në fakt kanë dallim vetëm 1 muaj e rreth dy javë.

1
2

Por, si është një ditë e tij përgjatë kësaj periudhe të luftës?

E përditshmja britanike “Daily Mail”, ka publikuar një artikull në të cilin tregohet se Zelensky shpenzon kohën më të madhe në bunker. Ai për çdo tre ose katër ditë del nga bunkeri në mënyrë që të shohë edhe vetë se si është situata në terren.

Presidenti Ukrainas përgjatë muajit të kaluar duket se ka fjetur vetëm “dy orë në ditë”, derisa vendi i tij i shkatërruar nga lufta vazhdon të përballet me forcat ruse.

Siç shkruan “Daily Mail”, familja e Zelenskyt për herë të fundit dihej se fshihej diku në Ukrainë për t’iu shmangur forcave ruse, teksa  Zelensky ka shprehur hapur frikën se gruaja e tij dhe fëmijët janë shënjestër qendrore në listat e vrasjeve.

Javën e kaluar u raportua se Zelensky dha intervistën e tij të parë për mediat ruse, të cilën rregullatori shtetëror i medias Roskomnadzor e ka ndaluar transmetimin që nga fillimi i pushtimit, me pesë gazetarë në kanale të ndryshme që premtuan të publikonin transkriptin e pa redaktuar të asaj që ai u tha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.