E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e kalon Meta kohën në qeli
Lajme

Si e kalon Meta kohën në qeli

Meta përdori tunelin e paraburgimit për në SPAK

Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur  në zyrat e SPAK për një seancë pyetjesh që zgjati mbi dy orë. Sipas burimeve pranë institucionit, Meta ka përdorur tunelin që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, duke shmangur kontaktin me median dhe publikun.

Seanca është shoqëruar me tensione dhe tone të larta nga ana e zotit Meta, i cili ka shprehur agresivitet të dukshëm ndaj prokurorëve të SPAK. Sjellja e tij nuk përbën surprizë, duke pasur parasysh retorikën e tij të ashpër ndaj institucioneve edhe jashtë dyerve të drejtësisë.

Ndërkohë, në lidhje me qëndrimin e tij në paraburgim, mësohet se ish-presidenti ka adoptuar një rutinë të përditshme që përfshin meditim, joga dhe aktivitet fizik. Burime të afërta me situatën bëjnë me dije se Meta është angazhuar intensivisht në këto praktika, duke ruajtur qetësinë dhe përqendrimin përmes meditimit dhe ushtrimeve të jogës. Përveç kësaj, ai praktikon edhe një lloj vrapimi të kushtëzuar, të përshtatur për kushtet e qelisë.

Pavarësisht sfidave ligjore, Meta duket se po përpiqet të mbajë një balancë të brendshme dhe të ruajë energjinë për përballjet e ardhshme. Detaje të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe akuzat ndaj tij priten të bëhen publike në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.