E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e parshikon eksperti i kriminalistikes  situatën në Elbasan në 14 maj?
Lajme

Si e parshikon eksperti i kriminalistikes situatën në Elbasan në 14 maj?

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një parashikim të situatës në Elbasan në 14 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet vendore.

Karamuço tha në emisionin e Arian Çanit se ndryshe nga zgjedhjet e 2021-shit, në këto zgjedhje qarku i Elbasanit pritet të jetë qarku më i qetë.

Kjo, pasi sipas tij, bandat kanë ndryshuar taktikë, “kokat” e tyre janë larguar në shtete të ndryshme, ndërsa ata që kanë mbetur nuk bëjnë zhurmë.

“Të gjitha bandat kanë ndryshuar taktikë. Disa prej tyre, ata problematikë që janë në kërkim, janë larguar, janë në disa shtete të tjera. Ata që janë, rrinë në heshtje, rrinë pa zhurmë. Elbasani do jetë një nga zonat më të qeta në Shqipëri. Zonat e tjera, që janë parashikuar si më të nxehta, nuk rezulton se është Elbasani”, theksoi Karamuço.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.