E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e shpëtoi nga vdekja kalimtari 53-vjeçarin
Lajme

Si e shpëtoi nga vdekja kalimtari 53-vjeçarin

Një 53-vjeçar është plagosur sot në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në lagjen nr.2, ku shtetasi Rexhep Tare është qëlluar me kallashnikov nga shtetasi me iniciale F.B., 31 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mesohet Se ka qënë nderhyrja e nje banori qe I ka ndaluar kallashin personit qe qelloi Rexhep Taren.

Informacion i Policisë:

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.