E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e vranë Klodian Saliun me skorpions dhe roli i Çeços …
Publik News

Si e vranë Klodian Saliun me skorpions dhe roli i Çeços …

“Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja dhe qëndroja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë kush ishte Klodian Saliu si dhe të mësoja lëvizjet e tij, Kur shkoja në Durrës, çdo ditë fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet dhe vendet kur rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, të moshës 19 vjeç, i cili e njihte Klodin si fytyrë.

Nëpër Durrës, lëviznin me një makinë tip Benz 250, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa nga Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaut. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodian Saliu. Mbaj mend për shembull se shkonim diku tek Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje. U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit ku dyshohej se rrinte Klodiani…”

I penduari i drejtësisë tregon se si nisën të bënin prova për mënyrën se si do të realizonin vrasjen e Klodian Saliut. Ai thotë se një person që e thërrisnin “Çeçoja” u jepte informacione, ndërsa Luli sapo u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej.

“…unë, Lenti dhe Indriti filluam që të bëjmë prova për mënyrën se si do të realizonim vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi të shkonte të takonte një person në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë dhe në vendoseshim tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personi që e thërisnim “Çeçoja”, e linim tek kryqëzimi i rrugës. Detyra e Çeços ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë. Luli sapo mori vesh se X person,  do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit dhe u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi, unë kam fjetur në Durrës tek shtëpia e J.. dhe morëm një makinë tip BMW x5, me ngjyrë të zezë të cilës i ishte vendosur një targë italiane”, thotë ai.

Luftar Reçi rrëfen se si e ndoqën makinën ku ishte Klodi duke iu afruar dhe u vendosur paralel, duke qëlluar në drejtim të tij me armë. “Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe ‘…O Lal mbaje, mbaje…”, tregon i penduari.

“Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit, Pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera. Diku mes Vorës dhe Durrësit, I jemi afruar dhe jemi vendosur paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW, kanë qëlluar më armë në drejtim të Klodit, Indrit me pistoletë dhe Lenti me Skorpions.

Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit, kemi mbajtur xhamat e makinës të hapura. Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Lenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe “…O Lal mbaje, mbaje…”. Hapa krahun dhe nga BMW që drejtoja unë ka zbritur Indriti dhe I është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur, Klodin tre herë me pistoletë me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.