E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si është gjendja e tij? Muçi Shaljani ende me dy plumba në kokë
Lajme

Si është gjendja e tij? Muçi Shaljani ende me dy plumba në kokë

Muçi Shaljani, i njohur gjithashtu me mbiemrin Sheqeri, është personi që ka mbetur i plagosur në atentatin tragjik pranë aeroportit të Rinasit, ngjarje ku humbi jetën Gilmando Dani.

Sipas burimeve, Shaljani ka marrë 20 plumba në trup, dy prej të cilëve janë në kokë. Gjendja e tij mbetet ende e rëndë, ndërsa mjekët nuk kanë arritur të heqin plumbat që ndodhen në zonën kritike të kokës. Situata e tij mbetet e vështirë dhe ai po qëndron nën kujdes intensiv mjekësor.

Plumbat e tjerë që janë ngulur në trupin e tij po trajtohen me kujdes të madh nga stafi mjekësor, ndërsa spitali po aplikon protokollet më të avancuara për të stabilizuar gjendjen e tij. Mësohet se çdo ndërhyrje kirurgjikale duhet të bëhet me shumë kujdes për shkak të vendndodhjes së plumbave në zona të ndjeshme.

Ndërkohë, hetimet për ngjarjen janë në zhvillim e sipër. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në zonat kritike të kryeqytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.