E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët dhe bashkëshortja e Muçi Shaljanit, në sherr për pronat
Lajme

Familjarët dhe bashkëshortja e Muçi Shaljanit, në sherr për pronat

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë pas atentatit mafioz pranë Aeroporti i Rinasit, ku mbeti i vrarë Muçi Shaljani. Vëllai i tij, Shemsi Shaljani, është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Vendimi për masën e sigurisë “arrest me burg” është dhënë nga Gjykata e Tiranës më 16 mars, pas kallëzimit të bërë nga e veja e viktimës. Sipas saj, pas vrasjes së bashkëshortit, familjarët e tij kanë ngritur pretendime për pronësinë e një objekti katërkatësh dhe dy ambienteve bar-kafe në rrugën “Spiro Deda”.

Fillimisht, sipas mediave, mësohet se konflikti mes palëve lidhej me çështje pronësie. E veja ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi Denis Morina i kishte marrë çelësat e banesës. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, çelësi iu rikthye, ndërsa palët u orientuan t’i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Por situata u përshkallëzua një ditë më pas, kur gruaja ka bërë kallëzim penal ndaj kunatit të saj, duke pretenduar se Shemsi Shaljani ka ushtruar presion dhe kërcënime. Sipas dëshmisë, ai ka shkuar pranë banesës, ka goditur derën dhe i ka kërkuar të largohet nga prona bashkë me fëmijët, duke e kërcënuar edhe me jetë.

Pas denoncimit, policia ka sekuestruar pamje filmike dhe ka marrë në pyetje dëshmitarë, ndërsa ndaj gruas është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje. Në vijim, Shaljani është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Kujtojmë se më 11 nëntor 2025, Muçi Shaljani u qëllua me armë zjarri pranë Rinasit, së bashku me Gilmando Dani. Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani ndërroi jetë më vonë në spital. Hetimet për atentatin po vijojnë nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, për çështje të tjera të lidhura me Shaljanin, janë marrë të pandehur për “shpërdorim detyre” ish-drejtues të institucioneve, përfshirë Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.