Si është gjendja në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë në terapi intensive
Nderkohe kur numri i te prekurve me koronavirus ne vend eshte rritur sot edhe me 15 raste te reja, ne dy spitalet COVID vazhdon trajtimi mjekesor per sherimin te pacienteve te shtruar.
Ministria e Shendetesise ben me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive”- beri me dije MSH.
Nderkohe qe sipas saj, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



