E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si fitoi “Forumi Shqiptar” 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit
Politikë

Si fitoi “Forumi Shqiptar” 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Tuz të Malësisë tregojnë për një fitore të plotë të koalicionit“ Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.

Me mbi 51 për qind të votave të fituara, ky koalicion i forcave politike shqiptare siguroi 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, i cili numëron 32 vende. Dymbëdhjetë mandate i fitoi koalicioni “Rruga e Drejtë” i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Partia Boshnjake, Social Demokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Nga një mandat morën dy parti të vogla të spektrit politik malazez. Numri i mandateve të fituara i siguron “Forumit Shqiptar” mundësinë që vet të themelojë qeverinë vendore. Në zgjedhjet e së dielës morën pjesë mbi 66 për qind e të elektoratit, i cili numëron mbi 12.000 votues.

Statusi i komunës së pavarur, Tuzit iu rikthye në shtator të vitit 2018 duke e shkëputur atë nga kryeqyteti i Podgoricës. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat urbane të kryeqytetit.

Për gati dy dekada, kërkesa kryesore e forcave politike shqiptare, por edhe e diasporës, ishte pavarësia e plotë e komunës së Tuzit. Në zgjedhjet e para të vitit 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, e cila deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë urbane./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.