E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si gënjeu Fredi Rrushi dhe gjurmët që çuan policinë në Qafë Mollë
Lajme

Si gënjeu Fredi Rrushi dhe gjurmët që çuan policinë në Qafë Mollë

Shumë pikëpyetje pritet të marrin përgjigje lidhur me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i pajetë i të cilit u gjet i mbuluar me zhavor e gurë në një greminë në Qafë Mollë prapa malit të Dajtit.

Për këtë vrasje policia ka arrestuar Fredi Rrushin si autor të dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno thotë se Rrushi kishte lidhje edhe me grupe të ndryshme kriminale që vepronin në zonën e Niklës dhe të Tiranës, prandaj pista e hetimit mund të jetë edhe një gjobëvënie.

“Fredi Rrushi është një personazh i lidhur me grupet të ndryshime kriminale që veprojnë në zonën e Niklës dhe Tiranës.  Ruzhdiut mund ti jetë vënë një gjobë financiare dhe në kushtet kur ka refuzuar është bërë plani për ta shtrënguar me qëllim për të paguar paratë.  Por në momentin kur lajmi mori dhenë dhe u përhap mund të ketë ndodhur dhe vrasja”.

Më tej gazetari tregon se Fredi Rrushi ka deklaruar në polici se së bashku me Ruzhdiun kishin shkuar në Fushë Mëzezë, por kamerat e sigurisë kanë kapur që makina ka udhëtuar drejt malit të Dajtit, dhe pikërisht këtu është ngritur dyshimi dhe kanë nisur kontrollet në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

Dyshohet se Fredi Rrushi nuk ka vepruar i vetëm ndërsa pritet që të verifikohet dhe koha se kur ka ndodhur vrasja e Ruzhdi Hoxhës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.