E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si i zhvaste qytetarët 27-vjeçarja duke premtuat punë në shtet
Lajme

Si i zhvaste qytetarët 27-vjeçarja duke premtuat punë në shtet

Një 27-vjeçare kishte zhvatur qytetarë të shumtë nëpërmjet mashtrimeve për punësim në institucionet shtetërore. 

Joana Boçaj, merrte shuma deri në 2500 euro nëpërmjet mashtrimeve për vende pune apo favore të tjera. Rasti u denoncua në një emision investigativ.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Joana Boçaj, 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”, Vlorë. Vijon puna për kapjen e saj”, tha Policia.

DENONCIMI

Ka qenë një qytetar ai që ka denoncuar rastin në media, duke theksuar se 27-vjeçarja u prezantua si punonjëse e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë. Vajza u deklaronte qytetarëve të ndryshëm se i duheshin rreth 100 punonjës për të mbuluar të gjithë Jugun.

Denoncuesi thotë se ka paguar 2500 euro te Joana Bocaj, e cila i kishte premtuar që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit.

“Më është vetofruar një punonjëse e Shëndetësisë Vlorë me emrin Joana Boçaj, më ka vetofruar vende pune pasi sipas saj mbulonte gjithë Jugun. Në këmbim të vendit të punës, ajo donte para. Unë kam pasur nevojë për nusen e djalin, sepse e kam ekselente duke marrë para borxh, 2 500 euro”, tha qytetari.

Boçaj i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por, kaluan më shumë se 6 muaj dhe ende asgjë.

“Shumë mund të shkojë 10 mijë euro. Pas 2 muajsh, vjen një urdhër emërimi dhe me këtë urdhër emërimi që mori nusja e djalit tim, ajo iu tregonte të tjerëve shiko se kjo filloi, i ka ardhur urdhri i emërimit. Nusja e djalit nuk filloi se i tha që vendimin do ta marrësh në Vlorë”, shton qytetari.

E gjitha skema e mashtrimit ishte ngritur menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të vitit të shkuar. Duket se qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimit kanë qenë të shumtë dhe pagesat ishin në shuma të ndryshe mbi 1 mijë euro.

“Po, po. Pagesën që në fillim dhe shuma ishte 2,500 euro dhe tha që do të merrni vendimin dhe gjatë këtyre muajve, ajo merrte të tjera. Ishte një rast tjetër për një shoqen e gruas atje për 1,500 euro dhe dy mbesat e gruas për infermiere në Vlorë me 4 mijë euro”, thotë denoncuesi për “Stop”.

Një zonjë tjetër tregon se ka dhënë 2 milionë lekë për një vend punë si specialiste në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

“Mu premtua një vend pune në vitin 2021 si inspektore tek Operatori i Kujdesit Shëndetësor përkundrejt një sasie lekësh, 2 milionë lekë. Ne menduam se do të na e gjente vërtetë. Ka qenë në fund të Tetorit kur kam bërë pagesën. Pritëm, pritëm, kaluan shumë muaj ndërkohë edhe flisnim me të në telefon dhe thojaa jo po sot, jo po nesër. Derisa kaluan 6 muaj dhe ne i kërkuam lekët”, thotë qytetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.