E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më 2017 e 2021 në MemaliajP
Lajme

Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më 2017 e 2021 në MemaliajP

Ndërsa në Gjirokastër, si “të fortë”, Mirela Kumbaro ka pasur dhe ka trafikantin Sokol Feruni; prej 11 vitesh drejtor i spitalit, drejtor i OSHEE e aktualisht, drejtor i Transportit Rrugor; ndërsa sëbashku, kanë ndërtuar në ortakëri hotelin “Fantasy” në majë të Kalasë së Gjirokastrës, me leje të dhënë nga Mirela Kumbaro kur ishte Ministre e  Kulturës…

Kur eksponentët dhe grupet e krimit të organizuar, mbështeten nga pushteti me licenca, pasuri e fonde shtetërore dhe me garanci paprekshmërie nga policia e ndikim te drejtësia, kriminelët u shërbejnë pushtetarëve për grumbullim votash dhe bëhen palë interesash reciproke.

Rast tipik i kësaj lidhjeve e shkëmbimi interesash prej 8 vitesh, është trafikanti, vrasësi e pastruesi i parave të krimit, Andrea alias Adriatik Kalemi, me ministren e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, deputete e Qarkut të Gjirokastrës që përfaqëson zonën e Memaliajt.

Andrea Kalemi u arrestua nga forcat RENEA, në aksionin e datës 28 gusht në shtëpinë e tij në Memaliaj, madje ishte në kërkim dhe nga drejtësia e Belgjikës, për vrasjen e dy tepelenasve me mbiemrin “Çaçi”, për rivalitet në trafikun e drogës, të femrave e aktivitetit të prostitucionit.

Ministrja Mirela Kumbaro, kishte dijeni për aktivitetin kriminal të Andrea Kalemit, madje dhe nga burimet policore e drejtues lokal të PS, por ajo zgjodhi të bashkëpunonte me të e grupin “Kalemi”, për grumbullimin e votave në territorin e Bashkisë-Memaliaj.

Në grupin për votat e Kumbaros, ai ka pasur nipin Aleaksandër Sadikaj, pronar i fermës “Sanços” në Memaliaj, i vrarë më 11 qershor 2022 me atentat te zona e TEG-ut në Tiranë, i vërtetuar si trafikant droge e për disa vrasje.

Por dhe djalin e xhaxhait, trafikantin e drogës e femrave, Julian Kalemi, i arrestuar bashkë me Andrea Kalemin më 28 gusht 2024 në Memaliaj, ngaqë mbante të fshehur në banesë, të shumë-kërkuarin Andrew Bode për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

Këta kontigjente kriminale, nën hetim intensiv nga drejtësia e në kërkim ndërkombëtar, ministrja Mirela Kumbaro i bëri pjesë të shtabit elektoral, duke i ofruar si financues të fushatës dhe “të fortë” të zonës, që i grumbullonin votat për deputetë e për PS në Memaliaj.

Ajo ndërmjetësonte për përjashtime tatimore, të bizneseve të tyre si; ferma “Sanço”, “Bujtina Vjosa”, disa bar-kafe-restorante e hotele në Memaliaj, Gjirokastër, Sarandë e Tiranë.

Madje, sipas të dhënave zyrtare, u janë dhënë rimbursime pagash të nxitjes së punësimit, për gjoja punësime të rinjsh; ndërsa e shoqëruar nga kamerat, Mirela Kumbaro ka vizituar e promovuar dy resortet, duke i quajtur investime me të ardhurat nga puna në emigracion.

Si ia financoi Andrea Kalemi Mirela Kumbaros, fushatat për deputete më

Me ndërhyrjen e Mirela Kumbaros në vitin 2017 te Bashkia e Memaliajt që drejtohej nga PS; Andrea Kalemit, nuk iu hoq tenderi i pastrimit të qytetit e  iu bë 8.8 milionë lekë shtesë kontrate.

Ndërsa në Gjirokastër, si “bankomatë e të fortë” të zonës, Mirela Kumbaro ka patur dhe ka trafikantin Sokol Feruni; prej 11 vitesh drejtor i spitalit, drejtor i OSHEE e aktualisht drejtor i Transportit Rrugor; ndërsa sëbashku, kanë ndërtuar e kanë në ortakëri hotelin “Fantasy” në majë të Kalasë Gjirokastër, me leje të dhënë prej saj kur ishte Ministre e Kulturës/Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.