E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si iu vu zjarri sporteleve në Rrugën e Kombit, dy djem të rinj…
Lajme

Si iu vu zjarri sporteleve në Rrugën e Kombit, dy djem të rinj…

Ndërsa në Tiranë situata vijon të jetë e tensionuar për shkak të protestës në Drejtorinë e Policisë, aty ku kërkohet lirimi i protestuesve të arrestuar, publikohen të tjera momente nga dita e protestës së dhunshme (31 mars).

Ndërsa punonjësi i kabinës është larguar, situatën e kanë marrë në dorë protestuesit. Ata qëllojnë fillimisht me gurë e më tej, me shufra hekuri, duke i thyer tërësisht ato.

Më pas hyjnë brenda në kabinë, shkatërrohet kompjuteri, kasa dhe gjithë orenditë e tjera që ndodheshin në sportel. Me përshkallimin e situatës, dikush fut një kuti të cilës i është vënë zjarri dhe një person afron një nga perdet e shkëputura, në mënyrë që ajo të marrë flakë.

Dy djem të rinj siç i shihni në video, futen në kabinë e “i japin një dorë zjarrit”, duke shtuar perde të tjera por edhe plastmasë, të ndihmuar nga personat që ndodhen jashtë.

Shtohen me shpejtësi flakët, të cilat ushqehen edhe nga copat e drurëve që hidhen nga protestuesit.

Zjarri ne sportelet në Rrugën e Kombit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.