Si mashtroi AMP e Ardi Veliut/ I riu shkoi pa shenja jete te Spitali i Traumës
Lear Kurti ka mbërritur pa shenja jete tek Spitali i Traumës dhe për këtë arsye trupi ka qëndruar vetëm për disa çaste në këtë spital duke u nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Në bazë të procedurave në raste të tilla, kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij.
Por në deklaratën e saj sot, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Ardi Veliut bëri me dije se 32 vjeçari Lear Kurti ishte dërguar në spital pas shqetësimeve në gjendjen shëndetësore dhe ka humbur jetën aty.
Por burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur pa shenja jete.
Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se i riu jetonte me të ëmën në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Deri tani, nga ana e policisë por as e nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nuk ka asnjë konfirmim, nëse ka pasur sende të kundraligjshme me vete, apo indicie si i përfshirë në ndonjë ngjarje.
Pranohet ndërkohë zyrtarisht, se të riut i është kërkuar të identifikohet por në rrethana që nuk janë sqaruar ende pse i është bërë një kërkesë e tillë. Ai ka qenë duke lëvizur në një zonë të populluar dhe të frekuentuar edhe në kohën kur ka ndodhur ngjarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



