E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si mund të mbash një njeri të tillë në krye të KED”, Presidenti Meta sqaron ç’kërkon me mbledhjen e një ‘Këshilli Politik’
Publik News

Si mund të mbash një njeri të tillë në krye të KED”, Presidenti Meta sqaron ç’kërkon me mbledhjen e një ‘Këshilli Politik’

Maskat kanë rënë dhe përgjegjësinë për Reformën në Drejtësi ta mbajnë ata që luajnë fshehurazi. Unë luaj hapur”, kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat.

meta per covid

Presidenti tha se një njeri që i ka mbaruar mandati i institucionit që drejton nuk mund të rrijë më në krye të tij, aq më tepër që të marrë pjesë në seanca të Gjykatës së Lartë pasi ai që humbet e çon çështjen në Kushtetuese ose në Strasburg dhe e fiton.

Ndërsa sa për Këshillin Politik, Meta sqaroi se “Nuk detyroj njeri të bëjë një marrëveshje. Unë jap një ide bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Se si realizohet ajo duhet të jetë kontribut i palëve. Unë dërgoj një platformë dhe ti më nis disa sugjerime. Nuk kemi më kohë”.

“Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë deri në 24 korrik 2020 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë as të krijojë një demokraci. Fronti për demokracinë fillon me përfundimin e reformës zgjedhore sa më shpejtë, me zgjedhe të lira dhe të ndershme.

Ka nevojë për një front demokracie sepse diktatura ka trokitur dhe mos e  merrni me shaka dhe të gjithë duhet të zgjohen dhe të mbrojnë të drejtat e tyre”, tha Presidenti.

Pyetje: Cilat janë ndryshimet ligjore që duhen bërë?

Presidenti Meta: Këtë ta vendosin palët në përputhje me rekomandimet e Venecias dhe të ndërkombëtarëve. Ky nuk mund të jetë as pjesë e një tryezë të GJL sepse sipas ligjeve në çdo proces ku ky merr pjesë, ai që humb e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe të Strasburgut dhe e fiton automatikisht. Si mund të mbash një njeri të tillë ti në krye të KED. Ligji e bën të qartë se kur ikën kreu e drejton zëvendësi.

Pyetje: Këshilli Politik si duhet të jetë?

Presidenti Meta: Nuk detyroj njeri të bëjë një marrëveshje. Unë jap një ide bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Se si realizohet ajo duhet të jetë kontribut i palëve. Unë dërgoj një platformë dhe ti më nis disa sugjerime. Nuk kemi më kohë.

Dy pikat e platformës së paraqitur nga Presidenti Meta

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.