E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ndodhi atentati ndaj 52- vjeçarit në Fier, u qëllua më 6 plumba
Lajme

Si ndodhi atentati ndaj 52- vjeçarit në Fier, u qëllua më 6 plumba

Një 52-vjeçar nga Patosi është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, gjatë mbrëmjes të se premtes, rreth orës 21:30, në qendër të qytetit.

Edmond Fejzullau është transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe po heton mbi tentativën e mundshme për ekzekutimin e tij.

Në automjetin e të plagosurit shihen qartësisht 6 vrima të shkaktuara nga plumbat, në xhamin e përparmë nga krahu i shoferit.

Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar këtë të premte, teksa më herët, rreth orës 18:00, një 58-vjeçar nga fshati Xhyerinë i Vlorës dyshohet të ketë qëlluar veten me armë gjahu, duke humbur jetën në vend.

Edhe atje shkoi një grup hetimor për të kryer procedurat hetimore në lidhje me rrethanat e vrasjes së pakujdesshme, ose vetëvrasjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.