E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si nisi sherri i plagosjes së  Vis Korçarit
Publik News

Si nisi sherri i plagosjes së Vis Korçarit

Elbasani u rikthehet ngjarjeve kriminale, teksa një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu, në një zonë mjaft të populluar, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar.

Elvis Çaushllari, i njohur me nofkën “Vis Korçari” dhe i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë është konfliktuar me Migert Qosen, 25 vjeç.

Dyshohet se Mirgen Qosja, që drejtonte një automjet tip “Ford” nuk i ka hapur rrugë Elvis Çaushllarit, i cili drejtonte një automjet tip “Mazda”. Kjo është bërë shkak që fillimisht të dy këta shtetas, që kishin njohje mes tyre, të përfshihen në një konflikt verbal nga makinat dhe më pas dhe fizik dhe për të përfunduar në përdorimin e armëve kundrejt njëri-tjetrit.

Si pasojë shtetasi Elvis Çaushllari është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar policisë, ka tentuar të mjekohej në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por është arrestuar nga policia.

Ndërkohë që policia vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasin Migert Qosen.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Elvis Çaushllari është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet. Në shkurt të këtij viti ai u padit nga një qytetar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.