Si përfitoi Xhevahiri nga varfëria dhe abuzoi mr vogëlushen
25 vite burg për 67-vjeçarin nga Berati që abuzoi me 12-vjeçaren në Lushnje
Gjykata e Fierit ka dhënë një dënim shembullor prej 25 vitesh burg për 67-vjeçarin Xhevair Veizi nga Berati, i cili u shpall fajtor për abuzim seksual me një vajzë të mitur 12-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2023 në Lushnje. Sipas hetimeve, Veizi kishte fituar besimin e familjes së vajzës duke shfrytëzuar vështirësitë e tyre ekonomike, për ta ftuar më pas të miturën në një banesë me qira ku kreu aktin e rëndë.
Gjatë arrestimit, policia zbuloi në banesë dy armë dhe municion luftarak. Përveç akuzës kryesore për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, fillimisht ndaj tij u ngritën edhe akuza për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje pa leje e armëve”. Për këto dy të fundit, prokuroria ka ndarë procedimin penal dhe hetimet vazhdojnë.
Vendimi i sotëm u mor me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, e cila theksoi se dënimi i rëndë synon të japë një mesazh të qartë për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndëshkimin e krimeve të kësaj natyre. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të siguruar drejtësinë për viktimën janë ende në zhvillim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



