E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si përgjigjej Petrit Vasili për incineratorët kur ishte ministër Drejtësie
Lajme

Si përgjigjej Petrit Vasili për incineratorët kur ishte ministër Drejtësie

 Ka mundur të sigurojë dokumentin ku tregohet përgjigja e kreut të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, për incineratorët në Fier kur ishte ministër Drejtësie.

Në dokument, Vasili i drejton një letër Nimet Musajt, anëtarit të këshillit bashkiak në Bashkinë e Fierit.

 

Ashtu si edhe sot në kundërpërgjigjet ndaj Ramës, Vasili i tregon anëtarit të këshillit bashkiak se pse nuk mund të ndërtohet incineratori.

“Pjesë e kërkesës suaj është peticionin drejtuar disa prej autoriteteve më të larta shtetërore me kërkesën për ndërprjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e impiantit të përpunimit dhe djegies së mbetjeve urbane në Qarkun Fier në afërsi të fshatrave Vërri, Vajkan dhe Kallm.

Mbështetur në materialet bashkëngjitur kërkesës suaj dhe në referim të legjislacionit në fuqi, do të kërkonim të parashtrojmë disa prej parashikimeve ligjore ku mendojmë se duhet të bazoheni dhe për  të kërkuar plotësimin e tyre në përputhje me ligjet në fuqi për qeverisjen vendore dhe atë qëndrore.

“Së pari, ju evidentoni se nuk është bërë konsultimi më minimal me publikun. Ndërkohë ligji detyron çdo njësi të qeverisjes vendore të publikojë projektet e menaxhimit të integruar të mbetjeve në faqet zyrtare të internetit duke i vënë në dispozicion të publikut. Së dyti, duhen përcaktuar efektet e mundshme të drejtëpërdrejta dhe jo të drejtëpërdrejta mbi tokën, ujin, detin, ajrin, pyjet, klimën e shëndetin e njeriut, florën e faunën. Së treti, për vendimmarrje të tilla në këshill kërkohet që vendimet të merren me jo më pak se 3/5 e numrit të anëtarëve.

Prandaj nisur nga më lart theksojmë se interesi i qytetarëve mbetet prioritet jo vetëm i qeverisjes qendrore, por edhe i asaj vendore,” shkruhet në dokument.

  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.