E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si planifikoi Durim Bami me klanin ‘Duka’ eliminimin e ish-deputetit të PS
Lajme

Si planifikoi Durim Bami me klanin ‘Duka’ eliminimin e ish-deputetit të PS

Nga Shullazi, te Martinaj, të gjithë kundër të gjithëve

Durim Bami, një personazh i njohur i botës së krimit, që u arrestua sot në Dubai, nga hetimet e SPAK, rezulton se në aleancë me vëllezërit Duka dhe Endrit Doklen, po bënin plane për të vrarë ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.

Ndërkohë, Arben Ndoka po ashtu po thurte plane me Ervis Martinaj, po për të eliminuar Bamin, pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij në dhjetor të 2017-ës. Pavarësisht planeve që kanë kryer të dyja palët, nuk u bë e mundur një gjë e mundur. Me operacionin ‘Revanshi’ u goditën disa grupe kriminale, ku disa prej personave të dyshuar u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë Bamin. Në planin për të vrarë Durim Banin ishte i përfshirë dhe Emilajno Shullazi, që ndodhet në burg. Arben Ndoka po bënte plane për kryerjen e vrasjes së Aleks Ndrekës, i njohur si ‘Leksi i druve’ pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij.

Bëhej fjalë për aleanca kriminale, që kërkonin ‘kokat’ e njëri tjetrit. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 shtroi pyetjen nëse do të arrijë apo jo Shqipëria që të ekstradojë anëtarët e bandave kriminale që fshihen në Dubai, apo ky qytet do të jete ende streha e këtyre bosëve të krimit. E gjithë zgjidhja duket se është te marrëveshja për ekstradimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.