E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si po i zhvat Rama pronat me ligj: PD do të publikojë skemën me provat e grabitjeve
Politikë

Si po i zhvat Rama pronat me ligj: PD do të publikojë skemën me provat e grabitjeve

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar sot para medias se Partia Demokratike ka përgatitur një dokument të plotë dhe me prova, se si kryeministri Edi Rama po zhvat pronat e pronarëve me ligj dhe me vendime qeverie dhe do ta bëjë atë publik deri në detaje.

“Rama në 6 vite nuk e zgjidhi çështjen e pronave, – tha Tabaku. –  Që nga momenti i ardhjes në qeveri, kjo qeveri është përpjekur të mos i kompensojë pronarët. Miratoi dhe ligjin për investime strategjike për t’ua marrë tokën pronarëve dhe dhënë atë, oligarkëve klientë të qeverisë.

Ne kemi përgatitur një dokument se si pronat po vidhen dhe rruga që ndjek Rama është e njëjtë. Rama i shpronëson me çmime qesharake për t’ua dhënë klientëve….Por, koha për Edi Ramën ka mbaruar.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.