E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si po rrëzohen një e nga një,  kryebashkiakët pa garë të PS
Publik News

Si po rrëzohen një e nga një, kryebashkiakët pa garë të PS

Në shtatë muajt e parë, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, 6 kryetarë bashkish të PS-së janë denoncuar nga opozita se janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe ndodhen në kushtet e ndalimit të mbajtjes së një funksioni publik.6 kryebashkiaket e PS

I pari që “ngeci” në filtrin e Partisë Demokratike ishte Valdrin Pjetri në Bashkinë e Shkodrës. Pjetri u akuzua nga selia blu se nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim në shtetin italian, që e kishte marrë gjatë kohës që ishte student.

Në fillim, Pjetri u mundua ta mohonte akuzën, por më pas dha dorëheqjen dhe nuk arriti që të betohej para Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Kryebashkiaku i dytë që u denoncua ishte Agim Kajmaku, në Vorë. Ky i fundit kishte fshehur një vendim të formës së prerë të një Gjykate greke.

Kajmaku ishte dënuar në Itali për prodhim dhe shpërndarje të kartëmonedhave false. Edhe Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin që kishte marrë mbi 10 vite më parë. Por, pas hetimit të Prokurorisë, Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, aktualisht Kajmaku është në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për falsifikim të vulave. Selia Blu ndërkohë ka denoncuar edhe kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Mark Babanin, atë të Matit Agron Malajn, dhe kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Ndërkohë, i fundit ishte ditën e djeshme ku pretendohet se në një video shfaqet drejtuesi i Bulqizës, Lefter Alla, teksa merrte kokainë.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi pak ditë më parë se po filtrohen dhe ka dyshime se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të një funksioni publik të paktën edhe 10 kryetarë bashkish të tjerë të Partisë Socialiste. Kujtojmë që në zgjedhjet e 30 qershorit, në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit, kandidatët e Partisë Socialiste nuk kishin asnjë rivalë përballë, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë në zgjedhje.

Në këto kushte, opozita, e cila që prej shkurtit të vitit të kaluar dogji edhe mandatet e deputetëve, nuk i njeh kryebashkiakët aktualë të PS-së, ndaj ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë.

Sakaq, tani nuk dihet se cili do të jetë fati i 4 kryebashkiakëve, të cilët janë denoncuar publikisht dhe të paktën tre prej tyre janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.

6 KRYEBASHKIAKËT

Valdrin Pjetri, Bashkia Shkodër
Mark Babani, Bashkia Malësi e Madhe
Agron Malaj, Bashkia Mat
Lefter Alla, Bashkia Bulqizë
Agim Kajmaku, Bashkia Vorë
Qerim Ismailaj, Bashkia Mallakastër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.