E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SI PO ZHDUK VELIAJ XHAMINË E TIRANËS NË KUTINË E XHAMIT ME PARATË E ERDOGANIT!
Publik News

SI PO ZHDUK VELIAJ XHAMINË E TIRANËS NË KUTINË E XHAMIT ME PARATË E ERDOGANIT!

Duke zhdukur çdo gjurmë të memories historike dhe kulturore të Tiranës, ndërsa gjithë vëmendja jonë në këtë hall është përqendruar te mbrojtja e Teatrit Kombëtar, Eri Plehri në mënyrë paradoksale me paratë e Erdoganit (TIKA), po fusin Xhaminë e Et’hem Beut në një kuti xhami që të zhduket fare nën peizazhin e pallatit të xhamtë që po ndërtohet anash nga oligarkët!

Këta qelbësira nuk do të ndalojnë për asnjë çast pa zhdukur çdo gjurmë të historisë dhe Tiranës Historike! Është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Rilindja Urbane si instrument i rrafshimit dhe alienizimit të Historisë dhe Identiteteve kulturore urbane, synon që t’i bëjë qytetet tona të huaja, aliene, pa lidhje me ne, pa rrënjë, ku të na duket vetja jabanxhinj, tranzit, dhe kështu motivet e shumta për t]ja mbathur nga Shqipëria të triumfojnë dhe të mos kemi asnjë pishman se po lëmë ndonjë gjë pas, se po varrosim vitet e jetës sonë të deritanishme në vendlindje!

E aq më pak të kenë motiv për kthim emigrantët kur kthehen! Se këto qytete të Rilindura me pllaka dhe xham oligarkësh, para rrafshimit të tjegullave shqiptare dhe mermerit italian na kanë rrafshuar rrudhat e memories së trurit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.