Si ranë mediat në grackë/ Intervista e Bashës për ‘AP’ që u shit si intervistë për ‘Russia Today’
Disa media, përfshirë edhe një televizion kombëtar, u bënë dje pre e një lajmi të pavërtetë, të shpërndarë në mënyrë të kontrolluar, që e paraqiste Lulzim Bashën si bashkëpunues me rusët deri në pikën që kishte dhënë një intervistë për Russia Today. Ky është ekuivalenti i Zërit të Amerikës, që paguhet nga qeveria ruse.
RT përdori për lajmin e vet nga Shqipëria një prononcim që Lulzim Basha i dha agjencisë Associated Press, të cilën e disponon edhe çdo tv shqiptar që ka kontratë me AP.
Portalet dhe tv kombëtar që u keqpërdorën e dinin që burimi i lajmit ishte AP, por preferuan t’i shërbejnë dikujt, duke lejuar që të tallen me veten.
Shumë nga këto media ditën e protestës, më 21 Shkurt, cituan Lulzim Bashën nga Associated Press për të njëjtën deklaratë që dje thanë se ishte për Russia Today.
“Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të Prokurorisë të publikuara nga një medie ndërkombëtare është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale”- është deklarata e Lulzim Bashës për AP, e përdorur nga Russia Today dhe e servirur nga mediat e keqpërdorura si ndihmë që Rusia po i jep opozitës.
Po të klikohet mbi çdo link, më poshtë, do të lexoni se të njëjtën frazë, mediat e kanë përdorur në 21 shkurt, duke cituar Lulzim Bashën për Associated Press.
Syri.net, në 21 Shkurt, transmetoi edhe ne video, dekalratën për Associated Press, e përdorur 3 ditë më vonë nga televizioni i Moskës dhe e keqpërdorur nga disa media të Tiranës.
Në krye të listes së të keqpërdorurve ishte edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare, e drejtuar nga një prej vartëseve të Ramës në kryeministri.
Përdorimi i ATSH në këtë operacion mashtrimi nuk lë shumë hije dyshimi se kush ishte i interesuar të përhapte këtë fake news për të dëmtuar opozitën.
http://ata.gov.al/2019/02/23/basha-per-russia-today-parlamenti-jo-i-zgjedhur-me-votat-nga-populli/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



