E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si reagoi Butrinti pas deklaratave të Luizit për të?
Lajme

Si reagoi Butrinti pas deklaratave të Luizit për të?

Drama “Butrinti në Big Brother VIP” rihapet sërish.

Këtë herë ka qenë Luizi ai i cili e përmendi atë. Duket sikur “ia ndjeu zemra” dhe filloi të ngrite hipoteza se çfarë do ndodhte nëse këngëtari bëhet pjesë e formatit.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet.”-tha ai në një bisedë me Kiarën dhe Efin mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, sot i tha Bjordit dhe Valbonës: “E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”

Pasi këto deklarata bënë xhiron e rrjetit, ka ardhur një reagim edhe nga Butrinti. Ai publikoi në Instastory një selfie me një varg nga kënga e tij më e fundit, “Lule e dashnisë” që thotë: “A të merr malli që nuk jemi më?”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta konsiderojnë si një reagim për Kiarën dhe thumb për gjithë situatën e krijuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.