SI SOT NJË VIT ANËS “ÇADRËS SË LIRISË”
Jani©malo

Dhe një zë del nga çadra,
Vdes të gjall’ e ngjall’ kadavra,
Se Saliu po gatitet,
Se Ed Rama lebetitet,
Friket krimi, Saje Qorri,
Pordhë i shpëtojnë çdo horri,
Dridhet Lu-ja, Vllahutini,
Se këlthet, thërret Lulzimi.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Shponi goma, thyeni xhama,
T’i mbushë brekët Edi Rama,
T’i marrë hakun banda bandës,
T’i bjer’ Tropoja Sarandës,
T’i tregojm’ vendin të Gjatit,
T’i kthejm’ nderin Lazaratit,
Kriminelë tabor’-taborë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Kjo pëllitje e ky fjalim
Vetë Lulushin e bën trim
Dhe vetë k’rriçin pa kapistër
Do e gdhijë kryeministër.
Thërret mileti gjithë shpresë,
Rrotull çadrës gjer në m’ngjes,
E rren mendja si përherë,
Se pas dimrit vjen një verë,
Ikën Sala vjen Fatosi,
Mbetet Likja si farë kosi,
Kruhet prapë bushtër e vjetër,
Sa të zërë dobiçin tjetër.
Anës Vjosës, anës Bunës,
Larg vatrës, larg punës,
Tridhjetë vjet syrgjynosur.
Raskapitur e trullosur,
Ulërij pa shpresë, plot vrerë:
Shqipëri të kanë dhjerë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



