Si t’i zbardhim dhëmbët çdo ditë
Provoni një nga këto mënyra dhe nëse kanë efekt atëherë keni gjetur një mënyrë shumë të mirë për të pasur gjithmonë dhëmbë të bardhë.
Sodë buke dhe limon
Soda e bukës përbën një element thelbësor për heqjen e njollave në sipërfaqe dhe për zbardhjen e dhëmbëve. Gjithashtu ndihmon dhe për balancimin e nivelit të PH në gojë.
Gjithsesi duhet të dini që soda e bukës duhet të përdoret rrallë herë sepse sidomos kur e përzieni me limon, ajo ka një efekt më të mirë zbardhës, por gjithashtu duke qenë se rritet niveli i aciditetit mund të shkaktojë abrazion të dhëmbëve.
Sodë buke dhe luleshtrydhe
Tyra Banks dhe Catherine Zeta Jones kanë treguar publikisht që luleshtrydhet janë miku i tyre më i mirë sa herë që u duhet të zbardhin dhëmbët. Mos u tregoni skeptik për shkak të ngjyrës së tyre të kuqe dhe të mendoni se i bëjnë më shumë dëm ngjyrës së dhëmbëve.
Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për të hequr njollat në sipërfaqe. Përdorni gjysmë luge sodë buke dhe 3 luleshtrydhe të shtypura për të pastruar dhëmbët. Më pas shpëlani mirë gojën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



