E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si t’u shpjegojmë austriakëve 24 masat e sigurisë dhe pse BKH i mori telefonin Bardhit në Rinas
Lajme

Si t’u shpjegojmë austriakëve 24 masat e sigurisë dhe pse BKH i mori telefonin Bardhit në Rinas

Kryeministri Edi Rama duket se është në hall se si t’ua shpjegojë austriakëve se si një forcë speciale ka lëshuar 24 masa sigurie për pedagogët dhe zyrtarët e UBT-së.

“Do ta bëjmë një universitet europian. Sot ai punon për universitetin tonë. Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet që një forcë speciale merr 24 masa sigurie për arrest shtëpie a thua se u futën në një fshat të Corleone. Këto i bën prokuroria antimafie në itali.

Mund të dalë dhe ai i fajshëm. Me shumë keqardhje për zotin Afrim dua t’i them partia nuk merr rolin e gjykatës dhe prokurorisë sa të jetë kjo parti dhe kjo shumicë prokurorët dhe gjykatësi mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre të pavarur, i kemi vënë në shërbim trupin tonë sallës së operacionit të luftës kundër korrupsionit”, tha Rama.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku ditën e sotme tha para grupit parlamentar të PS-së se agjentë të BKH i kanë sekuestruar telefonin në Rinas.

Sallaku tha se ka qenë vetë subjekt i marrjes së telefonit dhe e ka dhënë pasi nuk ka asgjë për të fshehur.

“Kemi qenë shumë të hapur, shumë bashkëpunues. Është hapur një proces. Unë nuk di asnjë lloj informacioni se çfarë është trajtuar. Fatmirësisht Ligji i Arsimit të Lartë e ndan shumë mirë anën administrative me anën akademike. Rektori me stafin e mbaron punën e vet deri me dërgimin e buxhetit në senat. Parlamenti miraton buxhetin, e njëjta gjë edhe në senat. Rektorati ka një vizion dhe mision për të arritur tashmë. Kemi një strategji që nënkupton në 2030 ky universitet të jetë i ngjashëm me BOKU-n e Vjenës. Unë kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, e kam dhënë, skam asgjë për të fshehur. Kemi qenë shumë bashkëpunues, do jemi bashkëpunues, kemi dhënë dokumentacionet e kërkuara, por vetëm kaq”, tha Sallaku.

Ai sqaroi se qëllimi pse shkoi të fliste para deputetëve nuk ishte për politikë, por për shkak të arritjes që pati UBT me uljen në tavolinë me Universitetin BOKU të Vienës.

“Dua edhe një herë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor, ju garantoj nuk jam këtu për politikë. Me kryeministrin kemi folur disa herë, edhe para dy vitesh kemi folur, kemi shkëmbyer goxha koncepte dhe kemi ardhur këtu. Asnjë nuk e besonte që do vinte një ditë më optimiste që UBT do ulej në tavolinë me BOKU-n. Në këtë aspekt ne kemi filluar këtë lloj bashkëpunimi, jemi të gatshëm, por do doja shumë që debati të mos merret me anësoret, por thelbin. Ky universitet i duhet Shqipërisë, i duhet ekonomisë shqiptare. Ky staf që punon, prindërit, studentët duhet të qetësohen sepse jam i sigurtë që në Shtator do shohim një ofertë të re akademike. Shumica e gjithë stafit është e përkushtuar dhe shpresoj shumë që personat në hetim të gjejnë të gjitha energjitë, unë i mirëkuptoj sepse është shqetësim i madh, por shpresoj shumë që çdo gjë të shkojë në vendin e vet”, tha rektori.

GJKKO vendosi 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK.

5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.

Më herët në 2023 Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte sekuestruar telefonin e rektorit të universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku në Rinas.

Ky i fundit ishte ndaluar sapo kishte kaluar check-in në aeroport dhe agjentët i kanë sekuestruar celularin.

Rektori Sallaku, në ato momente ishte shfaqur i hutuar nga ky aksion i befasishëm i agjentëve të BKH. Ndaj Rama është në hall me austriakët se i vjen zor  të shpjegojë bëmat e korrupsionit universitar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.