E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u gjet e vdekur 50-vjeçarja në shtëpinë e Mihal Janit në Golem
Lajme

Si u gjet e vdekur 50-vjeçarja në shtëpinë e Mihal Janit në Golem

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku burrë e grua u gjetën të pajetë brenda një banese.

Policia njoftoi se 60-vjeçari Mihal Jani dhe 50-vjeçarja Anila Llulla, u gjetën në katin e dytë të një pallati në Golem.

 Anila Llulla ishte larguar nga banesa e saj në Tiranë 2 ditë më parë, dhe ka qenë djali i kësaj të fundit që ka bërë kallzim në polici, pasi i ishte larguar nëna nga banesa.

Ndërkohë djali i 60-vjeçari ka marrë vazhdimisht prej dy ditësh të atin në telefon por pa marrë asnjë përgjigje.

Sot pasdite ai ka shkuar në banesë dhe askush nuk ia ka hapur. Për këtë ka informuar menjëherë policinë, e cila në bashkëpunim me zjarrfikësen hapën derën me forcë.

Ata u gjetën të pajetë dhe pista kryesore është ajo e asfiksisë, pasi edhe komshinjtë e kishin ndjerë erën e gazit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.