E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u kap drejtori maniak në Pogradec, vëllai i 14-vjeçares i sulet me grushte
Lajme

Si u kap drejtori maniak në Pogradec, vëllai i 14-vjeçares i sulet me grushte

Pogradec- Çdo ditë po shënohen raste të reja ngacmimesh seksuale ndaj vajzave të mitura. Një tjetër ngjarje u regjistrua në një shkollë në Stropckë të Pogradecit ditën e sotme, ku drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçare.

Në bazë të informacioneve që mori policia, ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Në fillim ka qenë vëllai i njërës prej vajzave që ka parë mesazhet e e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon në mesnatë.

Menjëherë pas kësaj i vëllai ka shkuar të godasë drejtorin, ndërkohë ky i fundit të nesërmen e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte vajzat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj. Drejtori është pezulluar nga puna.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.