Si u kap droga në furgonin me lëndë drusore
Gjatë ditës së djeshme është sekuestruar një sasi heroine në Elbasan. Syri.net ka mundur të sigurojë fotot e kontrollit të policisë në këtë automjet që u gjeten 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi kanabisi.
Droga u kap në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Balla 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë.
Përveç shoferit të furgonit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale. Edhe gjatë ditës së sotme është arrestuar një tjetër person që ka lidhje me këtë sasi droge të sekuestruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



