E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u masakrua familja shqiptare në Greqi
Lajme

Si u masakrua familja shqiptare në Greqi

Ka gjetur nënën dhe njerkun të pajetë në oborr të mbuluar me gjak. I shokuar ka nisur të kërkojë vëllezërit dhe është përballur me të njëjtën skenë makabre.

Ka marrë vëllanë e vogël në krahë dhe është nisur duke ulëritur në drejtim të kishës për të kërkuar ndihmë dhe përgjatë rrugës banorët e lagjes kanë parë skenën e dhimbshme. Kanë tentuar t’i japin ndihmë me idenë se fëmija ishte gjallë.

E kanë marrë dhe e kanë nisur për në spital, ashtu të pajetë, pa e ditur se çfarë gjendej në oborrin e djalit 11 vjeç shqiptar.

Fqinjët kanë mbërritur në shtëpinë e të miturit dhe kanë lajmëruar Policinë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën ndërkohë kryebashkiaku ka dhënë detajet e para të ngjarjes për mediat lokale, të cilave i janë referuar edhe mediat më të mëdha greke.

Të katër viktimat, që janë gjendur të masakruar janë shtetas shqiptarë, madje edhe i dyshuari është po shqiptar.

Policia ka shpallur në kërkim këtë person, i cili deri orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës rezulton të jetë ish-bashkëshorti i gruas viktimë, i ati i djalit 11 vjeç.

Në atë skenë horror janë gjendur të pajetë nëna me dy fëmijët, 2 dhe 1 vjeç dhe bashkëshorti i saj, burri i dytë, pasi i pari, i ati i 11- vjeçarit, dyshohet të jetë edhe autori i asaj masakre.

Fillimisht, Policia ka dyshuar për një vrasje nga ana e kryefamiljarit me të cilin kishte dy fëmijët gruaja, por më pas, mënyra se si ishte vrarë burri ka sjellë dyshime se krimi mund të jetë kryer nga një person i jashtëm.

Ndonëse Policia ka dy versione për krimin e rëndë, atë të vrasjes nga kryefamiljari që u gjend i pajetë, por edhe atë të vrasjes nga ana e ish-bashkëshortit të saj, në shenjë hakmarrje për jetën e re që kishte nisur gruaja, që jetonte prej më pak se 2 vitesh në atë zonë.

NGJARJA DHE HETIMET

Armando, Maria, Edi dhe Ali, kështu quhen katër viktimat e masakrës së ndodhur në lokalitetin e Andravidhas, në afërsi të Pirgos në Veri të Peloponezit mbrëmjen e djeshme. Maria, sipas të dhënave ishte rreth të 30-ve, ndërkohë bashkëshorti i saj, pak më i madh në moshë.

Edi dhe Ali, përkatësisht 2 dhe 1 vjeç ishin fëmijët e tyre, ndërkohë mësohet se Mihaili, djali 11 vjeç, personi që zbuloi masakrën në shtëpinë e vet, është djali i Marias me martesën e parë, personit të dyshuar dhe të kërkuar tashmë në të gjithë Greqinë. Referuar të dhënave të shumta që kanë dalë orëve të mesnatës, me orën e vendit fqinj bëhet me dije se ngjarja e rëndë po hetohet në disa pista.

Janë marrë me dhjetëra dëshmi në lidhje me familjen shqiptare që banonte në afërsi të kishës së Shën Konstandinit, kishë në të cilën është nisur Mihaili të kërkonte ndihmë me vëllanë e vogël të vdekur në duar. Fqinjët, të cilët e njihnin mirë familjen shqiptare, kanë treguar se ishin një familje e qetë dhe se Maria për shkak se kishte fëmijët e vegjël nuk dilte nga shtëpia, ndërsa Armando, që dyshohet se është nga Lushnja, në sytë e tyre shihej si një burrë punëtor dhe i qetë.

Dëshmitarët fqinj, të cilët kanë folur edhe me për mediat lokale janë të shokuar nga ngjarja në atë familje, pasi fillimisht u tha se vrasjet mund t’i kishte realizuar kryefamiljari, ndërkohë që plagët e shumta në qafën e Armandos dhe lënia e thikës aty ka hedhur dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje nga një person tjetër.

Por, fqinjët i kanë thënë Policisë së nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë apo zënkë mes tyre pasditen e djeshme. Polica vijon kërkimet dhe hetimet për të zbardhur krimin e rëndë, ndërkohë që ende nuk kanë dalë rezultatet e mjekut ligjor, i cili do të hedh dritë mbi faktin nëse është kryefamiljari autori i krimit të rëndë apo dikush tjetër nga jashtë ka kryer masakrën me katër të vrarë. Po ashtu, priten detaje dhe hollësi të tjera nga familjarë dhe të afërm të viktimave për të mësuar hollësi mbi martesën e parë të gruas viktimë. Grekët e Policisë dhe të hetimit janë treguar tejet të kujdesshëm me nxjerrjen e detajeve të ngjarjes së rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.