E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u përplasën njerëzit e Mhill Fufit me policinë
Publik News

Si u përplasën njerëzit e Mhill Fufit me policinë

Një sherr mes 4 personave dhe një patrulle policie e ndodhur ditën e sotme në Mamurras ka përfunduar me plagosjen e 2 prej policëve në shërbim dhe njërit prej të përfshirëve në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në qendër të qytetit dhe për pasojë janë plagosur 2 policët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, pjesë e Patrullës së Rendit në komisariatin e Kurbinit, si dhe Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili ishte në makinë me 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi që u përplasën me patrullën.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë Nikoll Fufin. Nikoll Fufi dhe 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë qëlluar në këmbë dhe të 3 janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre efektivët e policisë të cilët kanë qenë në këmbë kanë ndaluar automjetin në të cilin lëviznin 4 të përfshirë, por ata nuk iu janë bindur bluve për t’i kontrolluar. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe përplasur verbalisht me policinë dhe në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrulles ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Report Tv mëson pas përplasjes janë shoqëruar në komisariat 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Ndërkohë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që të zbardhet me figurë në vijim se si ka ndodhur kjo përplasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.