E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u rregulluan kriteret për të favorizuar ‘Gjoka Construction’?
Lajme

Si u rregulluan kriteret për të favorizuar ‘Gjoka Construction’?

“Na e kërkoi Pëllumbi”

Ligji parashikonte qartë që kompania fituese e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë duhej të kishte të paktën 5 vite eksperiencë dhe të kishte realizuar mbi 70% të një tuneli si pjesë e punëve të ngjashme. “Gjoka Construction” nuk përmbushte këto kritere.

Sipas dokumenteve të SPAK-ut, kriteret e tenderit u ndryshuan në mënyrë të dyfishtë: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin një fitim para taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milionë euro gjatë periudhës 2015–2019, ndërsa me rishikimin kjo vlerë u ul në 20 milionë euro. Po ashtu, kërkesa për punët e ngjashme u ul nga 70% në 50% të fondit limit të kontratës, dhe periudha e kërkuar për ndërtimin e tunelit u reduktua nga 5 në 3 vite. Ndërsa dy ndryshimet e para dukeshin të zgjeronin numrin e kompanive pjesëmarrëse, ndryshimi i tretë kishte efekt të kundërt: orientonte tenderin drejt një kompanie të vetme.

SPAK ka dokumentuar edhe komunikimet mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, që e konfirmojnë këtë manipulim:

“Ne daten 26.01.2021, ne oren 12:25, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberi: ‘Nje pyetje’.
Evis Berberi: ‘Po’.
Belinda Balluku: ‘Kemi ndryshuar tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???’
Evis Berberi: ‘Kerkoi Pellumbi, të jetë 3 nga 5 vitet e fundit’.
Belinda Balluku: ‘Po c’ne? Kush e beri kerkesen e KPP?’
Evis Berberi: ‘Ne KPP, cfare kerkese eshte, nga takimi qe patem me Arten dhe Pellumbin më 31 dhjetor ai kerkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas VKM, eksperienca duhet kërkuar 5 vitet e fundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pellumbin këtë gjë me ty’.”

SPAK evidenton gjithashtu edhe takime të tjera për diskutimin e kritereve, ku përfshihen Evis Berberi dhe Arta Gurabardhi. Në aplikacionin “Signal Private Messenger”, ata planifikojnë takime më 31.12.2020 dhe 05.01.2021 me Pellumbin për të diskutuar kriteret e punëve të ngjashme:

“Ne daten 30.12.2020, Arta Gurabardhi i shkruan Berberit: ‘Visi site kam mund të të tel?’.
Berberi: ‘Poo’.
Arta Gurabardhi: ‘Visi, e ke ok ta leme ne 11?’
Berberi: ‘Ok’.”

“Ne daten 05.01.2021, Arta Gurabardhi i shkruan Berberit: ‘Visi gjes. Te uroj vit të mbarë. Ike nr atij Pellumbit se nuk ia kam ruajtur ta therrasim dhe njëherë për atë çështjen e eksperiencës së mëparshme? Do kesh mundësi ti sot rreth ores 11?’
Berberi: ‘Po beso do kaloj per nr ta slë’.
Arta Gurabardhi: ‘Ok’.”

Për shkak të ndryshimeve në kriteret e tenderit, duhej shtyrë edhe afati i hapjes së ofertave. Fillimisht, tenderi duhej të hapej më 12 shkurt 2021, por pak ditë para kësaj date, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e shtyu afatin për në 12 mars 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.